Man City me përmbysje spektakolare mposht Realin në ‘Bernabeu’

Manchester City e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Real Madrid me rezultat 1:2 në ‘Santiago Bernabeu’, në kuadër të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Pavarësisht se pjesa e parë u mbyll pa gola, ajo e dyta rezervoi plotë tre sosh.

Isco (60’) zhbllokoi rezultatin i pari, pas dy gabimeve të futbollistëve mysafirë.

Por kjo e motivoi edhe më shumë skuadrën e Guardiolas, që arriti brenda pesë minutave të përmbyste gjithçka.
Fillimisht, Gabriel Jesus (78’) fitoi duelin me Sergio Ramos dhe baraspeshoi gjithçka, para se Kevin de Bruyne (83’) nga penalltia t’i jepte epërsinë Cityt.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, veçse Ramos u ndëshkua me karton të kuq e që do të jetë mungesë e rëndësishme në ndeshjen e ardhshme.
City në anën tjetër mund të thuhet se është një hap larg çerekfinales.