Sot, nën organizimin e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor dhe Klubit të Debatit pranë UEJL-së, do të organizohet panel diskutimi me temën ‘Si partitë do të ndalojnë migrimin e të rinjëve’
Në këtë panel diskutim do të jenë kryetarët e Forumeve Rinore, Afan Elezi nga Alternativa, Avni Rustemi nga BDI, Omer Ajdini nga ASH, Liridon Useini nga BESA dhe Visar Palloshi nga PDH.
Andaj, me rastin e këtij debati, Parlamenti dhe Asociacioni Studentor ka ftuar studentët të jenë pjesë, nga ku më afër do të mësojnë masat parandaluese që i shohin partitë politike për migrimin. Kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, ka thënë që debate të tilla organizohen me qëllim të zhvillimit kritik të studentëve, si dhe pritet edhe debate dhe organizime të tjera nga ky institucion.