Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i njofton të gjithë të punësuarit në institucionet dhe ndërmarrjet lokale dhe shtetërore, të punësuarit në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, si dhe të gjithë nxënësit dhe studentët, të cilët gjatë 2 javëve të fundit kanë udhëtuar apo jetojnë me dikë që ka udhëtuar në këto vende/rajone: rajonet Lombardia, Veneto, Emilia Romagna, Piemonte në Itali, si dhe në Republikën Popullore të Kinës, Hong Kong, Iran, Japoni, Makau, Filipinet, Republika e Koresë, Singapori, Tajvani, se të njëjtët nuk duhet të vijnë në punë, në shkollë apo në fakultet, si dhe të informojë institucionin, ndërmarrjen dhe institucionin arsimor dhe menjëherë të kontaktojnë numrat e telefonit në Qendrat e Shëndetit Publik në Manastir – 071/261-330, Veles – 071/219-278, Gjevgjeli – 078/545-444, Koçani – 071/373-913, Kumanovë – 070/215-851, Ohër – 070/723-029, Prilep – 076/475-747, Shkup – 071/289-614, Strumicë – 072/235-543, Tetovë në – 075/240-464, Gostivar – 076/365-161, Shtip – 078/365-613 dhe në telefonin e Institutit të Shëndetit Publik – 078/387-194, si dhe në telefonin “Alo doktor” – 02/15-123.
Duke përmbushur këtë detyrim, qytetarët do të ndihmojnë të mbledhin informacionet relevante për gjendjen me virusin korona, në mënyrë që institucionet në kohë dhe në mënyrë efikase të reagojnë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bën thirrje për përgjegjësi maksimale personale të secilit punonjës në institucione, prindërve të fëmijëve në procesin arsimor dhe të gjithë qytetarëve, në mënyrë që të arrihet mbrojtja maksimale e secilit individ dhe shëndetit publik, si dhe të ndiqen dhe praktikohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Organizatës Botërore të Shëndetit.