Kinë/ 1400 dollarë çdo personi që raporton simptoma të koronavirusit

Qyteti i Qianjiang, në provincën Hubei të Kinës, do u japë 1400 dollarë banorëve të cilët në mënyrë proaktive raportojnë simptoma që lidhen me koronavirusin.

Marketing

Ndërkohë, pacientët që vijnë përpara dhe klasifikohen si “raste të dyshuara” do të marrin 285 dollarë. Ata që nuk konfirmohen menjëherë që kanë sëmundjen pas diagnozës së parë do të marrin 142 dollarë, shkuran CNN.

Ky vendim i ri hyn në fuqi ditën e enjte më 27 shkurt.

Qianjiang, i ndodhur pranë epiqendrës së shpërthimit të koronavirusit të Kinës, Hubeit, ka raportuar 197 raste me koronavirus dhe 9 viktima.