Ahmeti: Objektivi për NATO-n është përmbushur, objektivi tjetër është BE-ja

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në intervistën dhënë për Gazeta Ekspres ka thënë se një ndër objektivat më të mëdha të mandatit të tij ka qenë NATO, sepse siç thekson, “në NATO futesh në mesin e më të fortëve dhe mesin e atyre që kanë punuar më shumë për paqe”

Marketing

”Pse kam thënë NATO? Sepse NATO e ka pasur prioritet paqen dhe jo luftën. Ky objektiv është përmbushur dhe tani është objektivi tjetër. Në mars hapim negociatat me BE-në që fillon qetësia shpirtërore tek unë”, ka thënë Ahmeti në intervistë. “Dua që të vendosen standardet evropiane këtu, unë nuk jam për kufij dhe nuk është kjo sekret, dua njerëzit të jetojnë në paqe, si tërësi Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së dhe te gjithë të punojmë e luftojmë për liri, paqe e demokraci atje ku mungojnë, pasi ne shkojmë drejt përmbylljes së këtij kapitulli”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.

Sipas tij, vendit i nevojiten kuadro të përgatitur në gjitha fushat, si në ekonomi, jurisprudencë, neve na duhet siç shton, “cilësi në arsim, shëndetësi, administratë, veting, jetë më e mirë dhe e shëndetshme dhe infrastrukturë konform asaj evropiane”.

Ndryshe, Ahmeti në këtë intervistë ka folur edhe për bashkimin e opozitës shqiptare, gjë të cilën ai në vazhdimësi e ka kërkuar për të për të mos u përçarë vota shqiptare. “Le të bëhen bashkë dhe le ta fitojnë BDI-në”, ka qenë porosia e Ahmetit.