ITKSHSH-ja i dhuroi Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës një fond librash

“Sot, Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së i dhuroi një numër të konsiderueshëm librash e revistash. Botimet e këtij institucioni shkencor e kulturor i solli drejtori i tij, Skender Asani me disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Marketing

Me këtë rast, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës të RMV-së , Ylber Sela, e falënderoi homologun e tij për këtë ndihmesë të çmuar me të cilën pasurohet biblioteka e institucionit që e udhëheq dhe njëkohësisht shkëmbyen edhe mendime e ide lidhur me bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

ITKSHSH-ja i dhuroi AZGJ-së një fond librashSot, Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve,…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Jeudi 27 février 2020