Nga gripi sezonal në Greqi kanë vdekur 77 persona

Për vetëm një javë në Greqi janë regjistruar 17 raste të reja të vdekjes nga gripi sezonal, ndërsa nga fillimi i sezonit, gjegjësisht nga tetori i vitit të kaluar, në përfundim me 23 shkurtin e vitit 2020, 77 persona kanë vdekur nga gripi, tregon raporti javor i Organizatës Kombëtare Greke për Shëndet Publik, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Nga 77 personat e vdekur, 44 janë burra, 33 femra të moshës prej katër deri në 91 vjet, ndërsa 72 gjegjësisht 93,5 për qind i takojnë grupit me rrezik të lartë për të cilin rekomandohet vaksinim nga gripi.

Për një javë shtatë persona janë pranuar në spital, me çfarë numri i personave të hospitalizuar në kujdes intensiv nga fillimi i tetorit të vitit 2019, është rritur në 206 persona.