Ankaraja bombardon pozita të regjimit sirian si kundërpërgjigje për vrasjen e 33 ushtarëve turq

Turqia ka bombarduar pozita të regjimit të Bashar al Asadit, si përgjigje e vrasjes së 33 ushtarëve turq në pjesën veriperëndimore të provincës siriane Idlib, kumtoi Kabineti i presidentit turk.

Marketing

“Të gjitha pozitat e njohura të regjimit sirian janë nën zjarr nga forcat tona tokësore dhe ajrore”, ka thënë zëdhënësi i presidentit turk, Fahretin Alltun.

Turqia u kundërpërgjigj me bombardime pas vdekjes së të paktën 33 ushtarëve të saj në sulme në provincën Idlib, të cilët Ankaraja ia atribuon regjimit sirian.
“Do t’i hakmerremi për ushtarëve tanë të guximshëm”, ka thënë Altun.

Ai i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, duke i përfshirë edhe Rusinë dhe Iranin, aleatë të Damaskut, që të “dëshmojnë përgjegjësi” dhe “të pengojnë krime kundër njerëzimit të kryera nga regjimi”.