“Sot zhvillova takim me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore dhe diskutuam për progresin e Projektit për zhvillimin e shkathtësive dhe inovacioneve.
Me këtë rast, përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën kënaqësinë e tyre të madhe nga reformat e zbatuara në arsimin e mesëm profesional, respektivisht në pjesën e programeve mësimore dhe furnizimit të pajisjeve për shkollat. Në këtë takim u dakorduam për mbështetjen e mëtejshme të Agjencisë së re për cilësi në arsimin e lartë.” – thotë Ademi