Fituesja e “Këngës Magjike 2019″ u shpall Eneda Tarifa. Një pretendente e fortë ishte edhe Fifi me këngën “Marova”. Këngëtarja kishte një grup të madh fansash dhe prisnin që ajo të ishte fituese, por kupën ia rrëmbeu Eneda me këngën “Ma zgjat dorën”.
Dolën fjalë se pas përfundimit të “Këngës Magjike” shoqëria e Fifit me Enedën mori fund. Por, këtë gjë Eneda e ka mohuar në emisionin “Mes Yjesh” në Ora News ditën e sotme.
Ajo shprehet se kjo nuk është e vërtetë, janë thjesht lajmet fake të portaleve që i përhapin këto thashetheme.
Xhesi Muçaj: A ndikoi çmimi i parë që more tek “Kënga Magjike” në marrëdhënien me Fifin?
Eneda Tarifa: Absolutisht fare, ne bëmë party dhe after party deri në orët e para të mëngjesit, këto janë thjesht “fake news” të portaleve dhe kjo është buja e madhe që i bëjnë vetë njerëzit situatës. Sigurisht Fifi do ishte e prekur sepse e priste të fitonte, por nuk kishte asgjë për t’u fryrë apo personale.