Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Nefrus Çeliku njofton se sot ka përfunduar e gjithë blerja e duhanit.
‘Është blerë e gjithë sasia e duhanit të kontraktuar që kishin ndërmarrjet blerëse me prodhuesit e duhanit.Brenda afatit ligjor, ashtu siç njoftuam, blerja e duhanit nga korrja 2019 përfundoi sot.
I blerë është rreth 26.3 milion kilogramë duhan, me një çmim mesatar blerës prej 220 denarë për kilogram të duhanit. Ky çmim mesatar blerës është çmimi më i lartë në 6 vitet e fundit nëse në të llogariten edhe subvencionet arrin në 300 denarë për kilogram duhan.
Duhani është dega jonë strategjike e orientuar drejt eksportit dhe për dy vitet e fundit ka pasur një prodhim stabil dhe të qëndrueshëm’thotë Çeliku.