Ajo është një nga gratë më të ndjekura të momentit e pse jo edhe më të imituara, jo thjesht për imazhin, format trupore, por edhe për stilin e saj të jetesës. E cilësuar si fenomeni “Kardashian”, Kim është në gjithmonë në gjendje të prodhojë lajme për botën e show biznesit dhe të marr vëmendje, jo vetëm nga gjinia mashkullore.
Së fundi, ajo ka publikuar një foto në instagram, ku sikurse thotë është në klasën e nëntë, pra rreth 15 vjeçe. Me floket e prera e shkurt, lëkurën zeshkane dhe buzët më të holla se sot, Kim është edhe aty një vazjë tërheqëse. Ajo që ndjekësit e saj mund të pyesin është si gjithmonë: A ka ndërhyrë Kim me operacione dhe botox në portretin e saj?