Koronavirusi, Turqia anulon fluturimet drejt Italisë

Duke nisur prej mbrëmjes së të shtunës, Turqia vendosi të anulojë fluturimet e pasagjerëve me Italinë, Irakun dhe Korenë e Jugut.
Lajmin e dha ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.

Marketing

Nëpërmjet një njoftimit në Twitter ai u shpreh se anulohen fluturimet drejt këtyre vendeve, por nuk dha afate se sa do të qëndrojë kjo masë.

Kujtojmë se në Itali ka shkuar në mbi 1049 persona numri i të prekurve nga koronavirusi.