Lëvizja BESA në kuadër të takimeve me degët partiake ka kërkuar propozime lidhur me kandidaturat për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit.
Sipas burimeve partiake, ende po vijon propozimi i kandidaturave dhe shqyrtimi i disa prej tyre. Por në njësinë e gjashtë zgjedhore tashmë është e qartë se garës do t’i prijë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami që do të jetë bartës i listës së përbashkët me koalicionin me LSDM.
Pas tij në pozitën e tretë në listën për deputetë do të radhitet profesori universitar Fadil Zendeli, deputeti i deritanishëm aktiv i kësaj partie. Në pozitat e tjera nuk dihet se kush do të jenë deputetët, por ndër emrat përmendet deputetja e deritanishme Teuta Bilalli. Në njësitë e tjera ende nuk dihet se kush do të jenë kandidatët e Lëvizjes BESA