Një spikere e Tg5 në Itali u mbyt nga kolla gjatë edicionit të lajmeve, dhe kjo situatë nuk i ka shpëtuar kanalit social që suksesin e tij e mbështet pikërisht tek ironia, Trash Italiano.
Kanali e postoi videon disa sekondëshe duke e shoqëruar me mesazhin: “efekt i virusit”.
Kaq u desh që ajo të përhapej me shpejtësi në internet.
Si për ironi, spikerja në ato momente po informonte pikërisht mbi situatën që ka shkaktuar epidemia e koronavirusit, e cila e ka kthyer Italinë në vendin më të prekur të Evropës.