Konferencë për shtyp e zëdhënësit të SHQZ të BDI-së, Bujar Osmani:
Jeni prezent këtu edhe në ditë të diel, vazhdojmë me konferencat për shtyp të BDI-së për të biseduar ose për të prezantuar përcaktimet tona programore gjithnjë në kontekst të politikave të cilët i kemi realizuar në mandatin e kaluar por edhe atë që do vazhdojmë të realizojmë në mandatin që vjen.
Sot si temë kemi përcaktuar integrimin si një kryefjalë e veprimit dhe mendimit politik të Bashkimit Demokratik për Integrim në vitet e kaluara edhe atë integrimi në dimensionin e vetë të brendshëm nëpërmjet riformatimit të një shteti që dukur ishte konceptuar ekskluzivisht për të përfshirë një komunitet në një shtet dhe shoqëri në të cilën
shqiptarët kanë mundësi të barabarta për të integruar në gjitha poret e sistemit si në aspekt të peshës së vendimmarrjes politike dhe institucionale po ashtu edhe në senzitivitetin e institucioneve ku shqiptarët tani më janë prezent por edhe janë drejtues, do marr vetëm një shembull konkret para një muaji u emërua edhe udhëheqës në
Drejtorinë për informata të klasifikuara si një prej institucioneve do thoja të fundit në të cilën nuk kishte qasje në vendimmarrje nga një udhëheqës shqiptar. E dimë që gjithçka nuk është përfunduar, ende ka shumë punë deri te për tu bërë të barabartë mirëpo jemi krenar me atë që i kemi bërë sa i takon integrimit të brendshëm. Por, sot dua të flas më tepër për integrimin e jashtëm të vendit dhe të shoqërisë, integrimin euro- atlantik, integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, këto kanë qenë jo vetëm si përcaktime programore politike të BDI-së po si amanet i
gjeneratave të intelektualëve, politikanëve shqiptar para dhe pas rilindjes që është trashëguar gjeneratë pas gjenerate pavarësisht se në cilin bllok politik kemi qenë të nënshtruar, gjithmonë ëndrra ka qenë që ky popull ky vend të jetë pjesë e familjes së madhe perëndimore të vlerave.
Në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe sot me krenarë dhe kryelartë mund të themi se realizuam po thuajse 100% nga dy përcaktimet strategjike të tonat, anëtarësimi në NATO dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kujtoj se roli i Bashkimit Demokratik për Integrim në arritjen në suksesin e këtij integrimi të jashtëm ka qenë kyç, BDI ka qenë mbrojtës i kursit perëndimor dhe euro-atlantik të këtij vendi edhe në kohën kur ka pasur dilemë më të mëdha sa i takon këtij kursi dhe këtij orientim. BDI ka qenë urra e vetme e komunikimit me palën Greke aso kohe kurë marrëdhëniet ishin të grira dhe nuk kishte fare komunikim, BDI ishte ajo e cila kishte kushtëzuar politikën dhe kishte kushtëzuar Qeverinë me nevojën për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Dhe ne dëgjojmë sot se si dy partitë politike maqedonase flasin se ose kërkojnë mbi 61 deputet që mos të shantazhohen nga Bashkimi Demokratik
për Integrim, por se shantazh ka qenë fakti që ne i kemi kushtëzuar formimin e kësaj Qeverie me nevojën për arritjen e marrëveshjes me Greqinë dhe hapjen e rrugës për NATO, jemi krenar për këtë shantazh, nëse shantazhi ka qenë nevoja për arritjen e marrëveshjes me Bullgarinë, nëse shantazh ka qenë kushtëzimi i miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si parakusht për formimin e Qeverisë atëherë jemi krenar për këto të arritura për shkak se ky ishte edhe roli i Bashkimit Demokratik për Integrim. Nuk është për të shantazhuar nevojën për të mbijetuar në
skenën politike po për të shantazhuar nevojën që ky vend të ec përpara.
NATO dhe Bashkimi Evropian ndoshta është produkti i këtyre shantazhimeve i këtij vizioni i këtyre kushtëzimeve të cilët kanë qenë mbi shkurtë pamësinë e mandateve politike gjithmonë duke u fokusuar në nevojën e gjeneratave të ardhshme në nevojën e njerëzve se sa në nevojën e rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme. Dhe sot ja jemi këtu veç më anëtar de facto të NATO-s, Parlamenti i Spanjës ratifikon protokollin dhe presim ditëve në vijim që edhe Senati dhe Mbreti i Spanjës të nënshkruajnë protokollin me çka veç më organizojmë ceremoni e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në Bruksel para selisë së NATO-s.
Para disa ditëve përfundova një cikël vizitash në Paris, Zagreb dhe bë Vjenë, për të bërë përgatitjet e fundit për vendimin e madh historik të Bashkimit Evropian në samitin e marsit , dhe këtu patjetër dua të them se roli i Bashkimit Demokratik për Integrim si në vendimet politike për ty bërë vendin të përgatitur për fillimin e bisedimeve po edhe në vend implementimin e reformave ka qenë kyç. Mos harrojmë se Planin 3-6-9 dhe Planin18 i kemi ideuar, e kemi konceptuar e kemi ndjekur monitoruar dhe implementuar në Sekretariatin për Çështje Evropiane në bashkëpunim me institucionet tjera vendore që ishte parakusht për rekomandimet më pozitive që ky vend i ka marr në dhjet vitet e fundit ose 15 vitet e fundit nga kur është vend kandidat, dhe tani me progres raportin që presim ditëve në vijim nesër ose pasnesër nga Komisioni Evropian që do të jetë një prej progres raporteve më të suksesshme ose më pozitive që kemi pas deri më tani presim vendim pozitiv në fund të këtij muaji për fillim bisedimesh, me çka rrumbullakojmë dy qëllimet strategjike jo vetëm të kësaj gjenerate të politikanëve por të gjeneratave të politikanëve dhe kjo krejt për të bërë jetën e njerëzve më të mirë për të siguruar paqe, për të siguruar stabilitet, për të rritur standardin jetësor, për të bërë vende pune për të pasur rroga më të mira, për të pasur shëndetësi dhe arsim më të lartë.
Nuk ka mënyrë për të rregulluar standardin e jetës përveç hapjes së perspektivave të vendit në NATO dhe
Bashkimin Evropian dhe sot jemi krenar se sot dalim para njerëzve dhe themi se ne aspiratën e gjeneratave të shqiptarëve por edhe njerëzve të këtij vendi po e bëjmë realitet. Por ende ka për tu bërë procesi i
negociatave është i zgjatur, është kompleks është një prej operacioneve më të vështira në të cilën kalon një shtet dhe kërkon njerëz të përgatitur, kërkon njerëz të përkushtuar dhe kërkon organizata politike të cilët e dinë kursin e vetë dhe orientimin e vetë strategjik andaj mund edhe mund të dalim para njerëzve dhe të kërkojmë edhe një mandat
për të vazhduar me këtë kurs euro- atlantik të vendit.