U përmirësua gjendja e pacientes së prekur nga virusi korona, raste tjera nuk ka

Gjithë testimet e fundit në lidhje me virusin korona kanë rezultuar negative, ndërkohë vazhdon përmirësimi i gjendjes së pacientes 50 vjeçare të prekur nga virusi korona.

Marketing

“Ajo po mjekohet në repartin për izolim, nën monitorim të vazhdueshëm të ekipit profesionist të mjekëve sipas të gjitha protokolleve shëndetësore të Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup”, raportojnë nga Ministria e shëndetësisë. Ata sqarojnë se pacientja tashmë e prekur nga virusi, nuk ka temperaturë të lartë dhe gjendja e saj tashëm është drejt stabilizimit.

Ministria kërkon nga qytetarët të respektojnë vendimet për tubime publike dhe udhëzimet për udhëtimet jashtë vendit.

“Deri më tani nuk ka shtetas tanë të infektuar nga ky virus, e as shtetas maqedonas të cilët janë në karantin në Itali”, shtohet në kumtesë.

Ministri Venko Filipçe ka informuar se edhe testimi i shoferit të furgonit me të cilin ka udhëtuar pacientja e prekur nga virusi korona ka rezultuar negativ. Por edhe ai do të qëndron në izolim shtëpiak për 14-të ditë.

“Sa i përket gjendjes me koronavirusin apelojmë deri te qytetarët që të informohen vetëm nga informacionet zyrtare të institucioneve relevante”, deklarojnë nga MSH-ja.