Derbi shqiptar ndërmjet FC Shkupit dhe – Renovës i ka takuar mysafirëve nga Tetova të cilët triumfuan me rezultatin 2-3. Shkupi kaloi në epërsi me golin e Serzhinjos, mirëpo skuadra nga Tetova përmbysi rezultatin për vetëm dy minuta Fillimisht në minutën e 43-të Florian Kadriu shënoi një eurogol, në minutën e 45-të Ademi shënoi për 1-2. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Pjesën e dytë FC Shkupi nuk e filloi mirë, pasi në minutën e 58-të Glishiq u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Epërsinë e një lojtari më shumë në fushë e shfrytëzuan “gjipspunesit” dhe përsëri nëpërmjet Kadriut në minutën e 65-të shënojnë gol për 1-3. Tre minuta më vonë Shkupi mbeti edhe me një lojtar më pak, pasi Da Silva Neto u ndëshkua me karton të kuq. Por, në vazhdim Serzhinjo me gol në minutën e 77-të me golin e tij të dytë riktheu shpresat për një barazim eventual por, kjo ishte e tëra që arritën ta bëjnë “pëllumbat” pasi mysafirët me sukses arritën të rruajnë epërsinë deri në fund të ndeshjes.
Ndryshe, fitore ka arritur edhe skuadra tjetre tetovare Shkëndija, e cila ka mundur Makedonia Gj.P. me 4-1 duke zvogëluar kështu epërsinë e Vardarit në tetë pikë në luftën për titull. Imeri në pjesën e parë shënoi për 1-0 në minutën e 39-të. Jasharovski nga pika e bardhë në pjesën e dytë barazoi për 1-1, ndërsa për katër minuta (60’, 64’) nëpërmjet Nezirit dhe përsëri Imerit, kuqezinjtë shënuan dy gola për 3-1. Kuqezinjtë nuk u ndalën me kaq, në minutën e 80-të nëpërmjet Zejnullait shënoi për 4-1, rezultat me të cilin edhe përfundoi ndeshja.
Rezultatet:
Shkupi – Renova 2-3
Akademia P. – Boreci 0-0
Shkëndija – Mak.Gj.P. 4-1