Këtyre ditëve në lagjen e familjes Kasumi, Neziri dhe Rexhepi, nga f. Hotël, po kryhen punime për ndërtimin e rrjetit sekondar të kanalizimit fekal, me çka edhe këto banorë do kenë qasje për kyçje në kanalizim.
Edhe ky projekt, po realizohet sipas principit tani më të njohur nga të gjithë apo siç e ka titulluar Këshilli komunal, ” Bashkë për komunën që duam ” , ku komuna ua siguron materialin e nevojshëm, edhe atë: gypat e nevojshëm, shahtet dhe kapakët, ndërsa banorët e lagjes vet punët ndërtimore.
– Bashkë gjithmonë mundemi edhe më shumë.
– Me respekt,
– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.