GRENELL DHE KURTI

Emri më i ri, më i përmendur e më i fuqishëm është Ambasadori i SHBA-së Richard Grenell, i cili bashk me Kryeministrin Albin Kurti, aktualisht janë personalitetet më të fuqishme në Kosovë dhe jo vetëm, të cilët e dominojnë çdo gjë që dëgjohet e që shkruhet!

Marketing

I pari sikur edhe dihet vjen dhe ndermjëtson në mes të Kosovës dhe Serbisë!

Është i derguar special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump!
Boterisht dihet, se Ambasadori Grenell, nga fuqia që përfaqëson, me një të goditur do të zgjidhte të gjitha çështjet e pazgjidhura të Kosovës me Serbinë, çështje të cilat janë të pazgjidhura jo vetëm që nga pas lufta në mes shqiptarëve dhe serbëve!

I dyti, Kryeministri Kurti është befasia më e madhe e zgjedhjeve në Kosovë, i cili fitoi zgjedhjet dhe po drejton me Qeverinë e Republikës së Kosovës!

Kryeministri Albin Kurti me ardhjen e Tij në pushtet, ka provokuar të gjitha pushtetet politike në regjion e më gjerë!

Fitorja e Tij, është paralajmerim se do të vijë klasë e re e të rinjëve në politikë dhe kjo frymë do të shkojë jo vetëm duke u rritur e duke marrë përmasa të mëdha, por edhe do të shkaktojë tërmete politike dhe përmbysje të pushteteve!
Kosova dhe Serbia, të dy shtetet, të dy kampet politike, të dy palët në dialog, pavarësisht nga retorikat e ashpera dhe nga konfliktet që kanë pasur në të kaluarën, e kanë një dicka të përbashkët: AMERIKEN!

Kosova dhe shqiptarët e kanë një rrespekt të pafund ndaj Amerikës!

Kurse serbet e kanë një urrejtje të pafund ndaj Amerikës!

Pra respekti ndaj Amerikës i Kosovës dhe i Serbisë dallon në esencë!

Kosova e ka dashurinë e madhe dhe të pakontestuar ndaj Amerikes dhe nuk e fshehë, por e ka publike, prandaj edhe e admiron superfuqinë botërore!
Serbia e urren Amerikën, e ka armike Amerikën, por nga frika bëhet sikur e admiron, gjithashtu edhe Amerika nuk beson në miqësinë me Serbinë, sepse dihet se Serbia e ka aleate kryesore dhe strategjike Rusinë!

Por një është e saktë që Ambasadori Grenell gjithnjë e më shumë po bëhet i pranishëm në Kosovë e Serbi e rrjedhimisht edhe në Ballkan, kjo është shprehje e prezencës së fuqishme të SHBA-së!

Këto dy personalitete të mëdha në kohën kur po e dominojnë skenën politike në Kosovë, janë me të fuqishmit, janë më të pranishmit, janë më të lakuarit e më të përfolurit në të gjitha mediat, në të gjitha analizat e në të gjitha debatet, janë kudo e janë për të gjitha kombinimet!
Ambasadori Grenell dhe Kryeministri Kurti, njëri i deleguar i SHBA-së dhe tjetri fitues i zgjedhjeve, jane timonieret e rinj te Kosoves në vitin 2020 e tutje!

Këta të dytë janë të përkohshëm, sepse edhe pas tyre do të vijnë udhëheqës të tjerë, por Kosova dhe Amerika janë e do të jenë aleate e mike e përjetshme!

Dalja e këtyre dyve në skenë nuk është e rastit as e çastit!
Për Grenellin negociator në njërën anë është vendim i SHBA-së dhe në anën tjetër për Kurtin është vendim i dalur nga zgjedhjet e mbajtura të 6 Nëntorit, Nentorit 2020 në Kosove!
`
Ecja me hap të sigurtë e me sukses e Kosovës varet jo vetëm nga këta të dy, por këta aktualisht janë aktoret kryesore, njëri i caktuar e i deleguar special nga Presidenti Amerikan dhe tjetri i zgjedhur me votë demokratike nga Populli i Republikës së Kosovës!
Taksa 100% dhe reciprociteti, shihet sikur i ndanë, por në fakt ajo i bashkon, sepse i bashkon lufta kundër të kqiave ndaj njerëzimit,i bashkon projekti euroatlantik për demokraci, i bashkon lufta për sundim të ligjit e për ligj zbatim, për antikorrupsion dhe për qeverisje demokratke!

Ambasadori Grenell e Kryeministri Kurti, aktualisht janë duke dominuar në skenë, sepse kane legjitimitet, dhe deri kurë do të jetë kështu mbetet të shihet, por shikuar nga ajo që dihet për Ameriken dhe për ata që e zbatojnë miqësinë me SHBA-në, ky domimin do të duhej të përfundonte në dobi të paqes në mes të Kosovës e Serbisë dhe në rajon!

Qendrimet dhe vendimet e tyre ndaj taksës kundër Serbisë, i kanë bërë edhe me atraktiv në opinion, edhe më të pranishëm e edhe më prezent te të gjitha shtresat e qytetareve!
Perspektiva është në anën e tyre, sepse përfaqësojnë dy shtete aleate të mëdha, që përfaqësojnë fuqi të përmasave tepër të ndryshme e të pamatshme në mes tyre!

Kosova definitivisht nuk mundet pa Amerikën, por edhe Amerika nuk ecë përpara pa Kosovën, sepse Amerika ka dhëne shumë për lirine dhe pavarësinë e Kosovës dhe largimin e Serbisë pushtuese!

Amerika të bën faktorë në çdo kontinent që të gjendesh, por edhe nëse je kundër sajë e kundër proceseve progresive botërore, të defaktorizon çfardo fuqie që të keshë!

Amerika në favor të paqes e të funksionimit të rendit demokratik e të shtetit të së drejtës, të miqëson edhe me armiqtë më të mëdhenj e më të përbetuar, të cilët nën presionin e sajë, pësojnë metamorfozë rrënjësore!
Nëse je në rrugë të drejtë, Amerika të ndihmon të bëhesh i lirë e sovran, i pavaruar e demokratik, i pranuar e i njohur ndërkombëtarisht!

Kosova është një nga storiet e suksesit më të madh të SHBA-së!

Kosova do të jetë ashtu siç deshiron populli i sajë, që përmes bijëve e bijave të saj më të mira, ka luftuar e ka derdhur gjak për liri, ashtu si dëshiron aleati i sajë më i madh Amerika dhe ashtu siç deshiron Zoti!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë,29 Shkurt 2020!