Koalicioni mes LSDM-së dhe BESËS nuk është pritur siç duhet tek shqiptarët. Siç duket edhe në Nerez të Shkupit qytetarët e kanë bojkotuar takimet e krerëve të BESËS ku kanë qenë edhe pjestarë të LSDM-së.
Në këtë takim shihet kreu i BESËS, Bilall Kasami, nënkryetari i BESËS, Kastriot Rexhepi ku siç shihet në fotografi janë shumë pak qytetarë thuajse vetëm anëtarët e asaj nëndege.
Ndryshe deri tani kemi koalicion mes LSDM-së një parti maqedonase me partinë shqiptare BESA, një koalicion mes ASH-së dhe AAA-së, BDI, PDSH dhe VMRO do të garojnë të vetme ndërsa RDK sonte publikisht anuluan pjesëmarrjen e tyre në garën e 12 Prillit.