78 emigrantë ilegalë janë kapur në Shtip gjatë orëve të para të mëngjesit. Nga policia e Shtipit konfirmojnë se emigrantët ilegalë u gjetën në një automjet me targa të Shkupit, drejtuesit e të cilit janë arrestuar.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angellovski thotë se megjithatë numri i emigrantëve që depërtojnë ilegalisht në territorin e Maqedonisë së Veriut është në suaza të normales pavarësisht tensioneve në kufirin Turqi- Greqi. Sipas tij policia është e gatshme të menaxhojnë valën e re të të mundshme të emigrantëve. Gjendja në kufijtë jugor nuk ka ndryshuar gjatë këtyre ditëve, respektivisht kemi numër standard të tentativave për të hyrë ilegalisht në shtetin tonë. Mund të them se qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen. Ministria e Brendshme, respektivisht policia jonë është e gatshme dhe vazhdimisht është prezente në kufirin jugor”, tha për Alsat-M zëdhënësi Angellovski. Pas vendimit të Turqisë për të mos i ndaluar emigrantët që synojnë të shkojnë në shtetet e BE-së përmes Bullgarisë e Greqisë, situata në rajon bëhet gjithnjë e më dramatike.