Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për taksën

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbaj seancën e jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës.

Marketing

Seanca pritet të fillojë në ora 11:00. Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që AAK-ja edhe me protesta ta kundërshtojë heqjen e taksës. Ndërkohë, Albin Kurti ka bërë të ditur vendimin e tij për largimin e taksës për lëndën e parë prej datës 15 mars, ndërsa prej datës 1 prill taksa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditore.