Koronavirusi, Armenia konfirmon rastin e parë

Armenia ka shënuar rastin e parë me koronavirus. Një burrë, 29 vjeç, i cili së bashku me bashkëshorten e tij ishte kthyer nga Irani, është infektuar me koronavirusin e ri.

Marketing

Kryeministri armen, Nikol Pashinian, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se një person është infektuar me koronavirusin e ri. “Të dashur qytetar, rreth dy orë më parë, fatkeqësisht kemi konfirmuar një rast me koronavirus”, shkro ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arsen Torosoan gjithashtu konfirmoi këtë lajm. Pashinian tha se burri i infektuar – shtetas armen – kishte udhëtuar me avion nga Teherani për në Armeni më 28 shkurt. Më pas ai kishte shkuar në spital për trajtim mjekësor. Sipas kryeministrit armen, pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Rel.

Kryeministri Pashinian tha se të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të infektuarin do të vendosen në karantinë. Ai shtoi se të gjithë pasagjerët në avionin që kanë udhëtuar nga Teherani me pacientin e infektuar, kanë pasur maska në fytyrë.

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme. Autoritetet iraniane thanë më 29 shkurt se numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri, i emëruar COVID-19, ka arritur në 43 persona, ndërkaq 593 persona të tjerë janë të infektuar. Virusi, që fillimisht u shfaq në Kinë, në nivel botëror, deri më tani ka lënë të vdekur rreth 3,000 persona, ndërkaq, mbi 86,000 të tjerë janë infektuar.