Akuzohej se fshehu të prekurit me koronavirus, udhëheqësi fetar ulet në gjunjë dhe i kërkon falje shtetit

Udhëheqësi i sektit fetar ku ishte dhe epiqendra e përhapjes së koronavirusit në Korenë e Jugut, i kërkoi falje shtetit për shpërndarjen e epidemisë.

Marketing

Vetëm një ditë pasi qeveria i kërkoi Prokurorisë së Seoul që të hapë një hetim për Lee Man-hee, gjatë një konference për shtyp ditën e sotme ai u ul në gjunjë dhe i kërkoi falje popullit të tij.

Ai akuzohej se i ka mbajtur të fshehtë disa persona që ishin të infektuar, përpara se shteti të konfirmonte rastet e para.

Deri më tani numërohen mbi 4 mijë raste në të gjithë vendin për të prekurit me koronavirus ku 60 përqind e tyre i përkisnin pikërisht këtij sekti fetar.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë vendin ka shkuar në 28.

Të prekurit në Kinë kanë arritur afërsisht rreth 90 mijë persona, ndërkohë që më shqetësuese është përmasa që ka marrë përhapja e epidemisë në vendet jashtë saj.