Vazhdon gjykimi për rastin “Reket”, deklarata do të japin dëshmitarë të Boki 13

Pas dy anulimeve gjatë javës së kaluar për shkak të mungesës së dëshmitarëve, Vlladimir Todoroviq dhe Dejan Pandeleski, sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Reket” ku të akuzuar janë Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Katica Janeva.

Marketing

Në seancën e sotme deklarata do duhet të japin dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e Boki 13.

Siç njoftoi Trupi gjykues, seancat për “Reketin” janë caktuar deri më 10 prill. Sipas renditjes së seancave, gjykimi do të vazhdojë edhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhje të parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill.

Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë, Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor vitin e kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin për veprën “pranim i shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”, me ç’rast u dënua me tre vjet burg.

Marketing