Nëntë persona humbën jetën ditën e sotme në shtetin e Tennessee në ShBA pasi vendi u godit nga dy tornado.
Ato përfshinë rajonin qëndror të vendit ndërkohë që qyteti më i prekur ishte Nashville.
Tornadot lanë pas qindra shtëpi të shkatërruara. Bashkiaku i Nashville, John Cooper u shpreh se pasojat ishin shkatërrimtare dhe u kërkoi ndihmë qyteteve fqinje.
Operatori i energjisë në vend deklaroi se ka pasur dëme në rrjetin elektrik ku rreth 44 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike.
Policia njofton në shumë pjesë të qytetit ka pasur rrjedhje gazi ndërkohë që shumë pjesë të rrjetit elektrik të vendosura nën tokë janë dëmtuar.