Medai Shaholli: Kalkulimet zgjedhore!

Shkruan: Medai Shaholli

Marketing

Menjëherë pas formimit të koalicionit të pazakonshëm parazgjedhor dhe martesës pa dashuri mes besëprerëve të pabesë të Besës dhe SDSM-së, së pasardhësve të Gligorovit, kanë filluar kalkulimet për mandatet që do t’i fitonte lideri i SDMS-së demagogu Zajko.

Me këtë rast ata kanë filluar kalkulimet dhe përllogaritjet nga ana e tyre, për numrat e ulëseve që pretendojnë të fitojnë në këto zgjedhje duke numëruar dhjetra herë ato.

Kështu, duke pritur thagmën e madhe të 12 prillit, ata vazhdojnë me kalkulimet e thata duke ”marrë nga poshtë dhe hiq nga lartë” hesap që nuk i del, prapë se prapë ato numra i mbeten në duar titistit Zajko në numratoren e ushtrimeve që nuk kalojnë 55 mandate.

Dje ekipi i karavidheve të titistëve të rinj të prirë nga lideri i tyre Zajko, së bashku me stramastikun Muki dhe druzhe Spasovskin, ia kanë mësyrë drejt Likovës për të kërkuar vota shqiptare për koalicionin e pështirë të ”vëllazërim-bashkimit” të ri titist.

Ata i kanë kërkuar shqiptarëve të kësaj ane votën shqiptare për titistët e rinj duke i premtuar përsëri përrallën e vjetër ”për një jetë më të mirë për të gjithë”, parullë kjo që zhgënjeu mijëra shqiptarë në mandatin e kaluar të qeverisjes së kaluar.

Katër vjet më parë shqiptarët e mashtruar i dhuruan mijëra vota trandafilëve të kuq, ku si shpërblim morën denigrimin dhe përbuzjen, shmangien dhe injorimin ndaj zotimit të premtimeve për shqiptarët për ”një jete më të mirë për të gjithë”, ”jetë e mirë”që nuk erdhi kurrë në mjediset shqiptare.

Sido që të jetë në këto kushte, shqiptarët dalin të humbur sepse qeveria e koalicionit që do të dalë pas zgjedhjeve të 12 prillit, do të sillet me shqiptarët si edhe më parë në këto tri dekada, duke na trajtuar si ”maqedonca” të bashkësisë etnike të 20%.