Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani gjatë fjalimit të tij me rastin e hapjes së shtabit zgjedhor në Çair theksoi se BDI me program zgjedhor dhe faqebardhë do të dal para elektoratit për të kërkuar mbështetje për të vazhduar tutje me realizimin e projekteve në të mirë të shqiptarëve.
“Aktivistët e BDI-së në Çair nuk dinë se çështë humbja, atmosfera gjithandej është festive për BDI-në. Edhe ata që ishin kundër nesh e kanë pa që nuk ka rrugë tjetër përveç BDI-së. Drejtpërdrejt dhe shumë sinqertë, me program zgjedhor dhe faqebardha do të dalim para njerzëve për të kërkuar edhe një mandat”, tha Bujar Osmani, i cili theksoi se kësaj radhe do të jetë një fitore historike për BDI-në.