Merret vendimi për Barça-Napoli, me apo pa tifozët?

Ndeshja kthyese në Ligën e Kampionëve midis Barcelonës e Napolit do të luhet në stadiumin me dyer të hapura. Këtë sapo e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë në Spanjë, Salvador Ila.

Marketing

“Loja nuk është në rrezik dhe s’ka asnjë rrezik që të mund të luajmë me dyer të hapura. Ne do të mbyllim stadiumin për ardhjen e njerëzve nga zonat e rrezikut, por s’vlen për këtë rast. Napoli ndodhet në Italinë Veriore, atje ku virusi nuk përbën ende rrezik”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Ndeshja e parë e luajtur në Itali ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.