100 mijë raste janë konfirmuar si të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën. Ndërkohë, raportohet se 55 mijë e 448 janë shëruar, ndërsa mbi 3200 persona kanë humbur jetën.
Europa është një nga kontinentet më të prekura, por deri më tani Shqipëria, Kosova, Moldavia, Qipro dhe Bullgaria nuk janë prekur.
Situata më problematike në Europë paraqitet në Itali, ku janë regjistruar 149 viktima dhe 3 mijë e 858 të prekur. Kina është shteti më i prekur, ndjekur nga Koreja e Jugut dhe Irani.