Një prej emrave më të njohur të gazetarisë e publicistikës shqiptare, Emin Azemi, ka vizituar Ansamblin nacional të këngëve e valleve pikërisht me 5mars, në vigjilje të epopesë së Adem Jasharit, ku bashkë me drejtorin Shkodran Tolaj folën për rrugëtimin e vështirë dhe sfidat e mëdha të popullit tonë në përpjekje për liri.
Ai i dhuroi drejtorit librin “Bllaca- dhembja e lirisë” dhe u shpreh se ngritja e një ansambli nacional që jep një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e identitetit tonë kombëtar dhe mbetet institucion kyç i kulturës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nuk është e lehtë andaj e përgëzoi drejtorin Tolaj për punën kolosale që po bën dhe sukseset e njëpasnjëshme.
Nga drejtori Tolaj u njoh me tërë punën që është bërë në këtë periudhë dhe u shpreh i lumtur që ne krye të institucionit është një artist që e ndjen artin kombëtar më shumë se kushdo tjetër.