Pesë biseda të përgjuara janë publikuar sot në Jutjub, në të cilat dëgjohet zëri i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, si mes tjerash bisedon me ish-kryetarin e Gjykatës supreme, Jovo Vangellovskin, lidhur me lëndën me Shoqatën e shoferëve-Kërçovë, me të cilën është i përfshirë babai i tij.
Në njërin prej incizimeve të publikuara në Në Jutjub kanalin e “Goli Tru” Milloshoski i thotë Vangellovskit se nga babai i tij ka marrë informacion për vendimin e Gjykatës supreme, i cili nuk është edhe aq i këndshëm. Lënda, sipas incizimit, kishte qenë tek gjykatësi Nikollçe Nikollovski, numrin e të cilit, sipas asaj që dëgjohet, Milloshoski e merr nga Vangellovski.
Milloshoski, sipas asaj që mund të dëgjohet në incizimet më pas lajmërohet
direkt tek njëri prej gjykatësve, të cilët e udhëheqin lëndën, por edhe tek një
person femër.