Olivier Giroud ka përfunduar në radarin e tri skuadrave.
Lazio, Crystal Palace dhe Borussia Dortmund janë të tri skuadrat e interesuara për yllin e Chelsea.
Tentimet për kartonin e Giroud pritet të bëhen gjatë merkatos së verës që po afron.
33 vjeçari është tashmë i lirë të negociojë një marrëveshje për parakontratë me ndonjë nga të interesuarit, për një transferim të lirë, pasi ai është në muajt e fundit të kontratës së tij aktuale në ‘Stamford Bridge’.
Giroud është i hapur për një vazhdim kontrate edhe me Chelsea, por me gjasë do të shtyhet të konsiderojë alternativat deri në fund të sezonit.
Mbetet të shihet se cila do të jetë aventura e ardhshme e yllit francez të sulmit.