Asgjësohen 1 mijë e 500 kilogramë mish në Pejë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës ku janë bastisur disa lokacione, me kërkesë të Prokurorisë Themelore.

Marketing

Gjatë këtij aksioni janë konfiskur 1 mijë e 500 kilogramë mish.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se poashtu janë arrestuar edhe dy persona.

“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës sot janë bastisur disa lokacione nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorët e AVUK-ut. Gjatë bastisjes, janë sekuestruar mbi 1 mijë e 500 kilogram mish dhe të njëjta janë asgjësuar pas vlerësimit nga ana e zyrtarëve të AUV. Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shteti ka ndaluar dy persona te dyshuar për veprën penale “Vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, ka thënë ai.

Gjatë ditës policia ka zhvilluar edhe një aksion tjetër në këtë qytet dhe asgjësuar mish i gjedhit i pavulosur me prejardhje të dyshuar, si dhe sasi të qofteve dhe qebapave derivat i mishit të lartcekur ne sasi prej 614 kilogramë e 260 gramë.