Tre anëtarë të Asablesë Kombëtare franceze janë prekur nga koronavirusi, mes të cilëve dy deputetë.
Edhe pse Asambleja nuk bën me dije emrat e dy deputetëve të infektuar, mediat raportojnë se një prej tyre është Jean-Luc Reitzer, i cili përfaqëson zonën më të prekur nga Covid-19 në Alsasë. Ai momentalisht ndodhet në spital të terapi intensive.
Ligjvënësi tjetër i prekur me virusin vdekjeprurës mendohet se është një grua.
Ndërkohë numri i të vdekurve në të gjithë vendin ka shkuar në 16, nga të cilët 6 janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit. Të dielën në orën 18:00 presidenti Emmanuel Macron ka thërritur një mbledhje me këshillin e mbrojtjes.
Niveli i alarmit 3 nuk është vendosur ende, por autoritetet po përgatiten, sepse epidemia po shtrihet në të gjithë territorin e vendit.