Tevez puthi Maradonan në buzë – argjentinasi shpjegon ‘puthjen e fatit’

Mbrëmë ishte një natë e çmendur në stadiumin e Boca Juniors.

Marketing

Skuadra më e madhe argjentinase është shpallur kampione e Argjentinës në xhiron e fundit, duke tejkaluar rivalin River Plate vetëm në lojën e fundit.

Një gol i Carlos Tevez i siguroi tri pikë Bocas që në fund këto pikë dolën të ishin të barasvlefshme me titullin e kampionit.

Akteri kryesor i mbrëmjes, Tevez, çmendurinë e tregoi edhe jashtë fushës së blertë. Ai në përshëndetjen me Diego Armando Maradona i dha këtij të fundit një puthje në buzë.

“E dija se duhej ta puthja Maradonan, isha me fat në atë mënyrë” ka thënë Tevez.

“Ndonjëherë duhet të kërkosh fatin” shtoi Carlito.

Kështu, puthja e Tevez e dhënë për Maradona tashmë është emëruar si ‘puthja e fatit’.