Koronavirusi mbyll Qaben, ndalohen ritet fetare

Qabja, objekti i shenjtë në qytet të Mekës, është mbyllur dhe është plotësisht bosh për adhuruesit, ndërsa Arabia Saudite punon për të parandaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës COVD-19.

Marketing

Arabia Saudite javën e kaluar ndaloi vizat e umres për të huajt dhe u ndaloi që të vizitojnë të dy qytetet për shkak të virusit.

Ajo gjithashtu ndaloi turistët nga të paktën 25 vende ku është gjetur virusi. Pelegrinazhi është biznes i madh për Arabinë Saudite dhe është shtylla kurrizore e planeve për të zhvilluar turizmin nën axhendën e reformës ekonomike të Mohamed bin Salman, i cili synon t’i japë fund varësisë së naftës së eksportuesit më të lartë të papërpunuar në botë.

Zëvendësministri i haxhit Abdulfattah Mashat tha për Al Arabiya TV Shtetasit Saudite dhe banorët mund të vizitojnë Mekën dhe Medinën dhe të luten atje, me kusht që ata të mos shkojnë me qëllimin për umre.

Ai tha: “Meka është ende e hapur për vizitorët nga e gjithë mbretëria. Vendimi pezullon vetëm aktivitetet e umres, brenda në Qabe”

Dr Sami Angaui, një ekspert saudit në Mekë dhe Medine, tha se kufizimet e fundit ishin më të rëndat në kujtesën e gjallë. Por ai e përshkroi këtë veprim “një vendim të mençur dhe të guximshëm për të mbrojtur zemrën e botës muslimane”.

Të hënën në Rijadh një nga qytet e Arabisë Saudite u raportua rasti i parë i virusit vdekjeprurëse dhe një i dytë ditën Mërkurë, të dy nga shtetasit nuk kishin treguar për vizitat e fundit në Iran, vend i cili ka raportuar vdekjet më të shumta jashtë Kinës, nga origjina e virusit.

Haxhi fillon këtë vit në fund të korrikut, ku nëse nuk ka përmirësim nga gjendja momentale globale e virusit, mund të çoj në pezullimin e haxhit për këtë vit.