Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 marsit, sot në mesditë në Shkup, nën slloganin “Ti nuk je fajtore!” do të fillojë marshi i katërt për të drejtat e grave.
Ngjarja është në organizim të Platformës për barazi gjinore dhe aktivisteve për të drejta të grave, ndërsa këtë vit të nxitura nga rasti “Dhoma publike”, do të marshojnë zëshëm për viktimat e dhunës së bazuar gjinore.
Marshi, siç cekin organizuesit, do të zhvillohet sipas rutës së caktuar paraprakisht, duke u nisur nga sheshi “Filipi i Dytë”, përmes Urës së Gurit, sheshi “Maqedonia” deri në parkun “Gruaja luftëtare” dhe do të përfundojë me performansë për mbështetje të viktimave.