“Vizer” nuk do të fluturojë në Milano, Treviso dhe Bergamo deri më 3 prill

Kompania ajrore me buxhet të ulët “Vizer” njoftoi se i pezullon deri më 3 prill të këtij vitit rrugët nga Shkupi dhe Ohri drejtë Milanos (MHR), Trevizos (TSF) dhe Bergamos (BGY) për shkak mbylljes së pjesës veriore të Italisë, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Marketing

“Udhëtarët që kanë bërë rezervim për këtë periudhe do të njoftohen automatikisht dhe do të akomodohen në rrugë alternative sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjithë që ka rezervuar direkt në wizzair.com ose aplikacionin mobil të kompanisë ajrore do të marrë njoftimin në postën elektronike të tyre, duke u ofruar atyre ri-rezervim, kthim i plotë ose kthim i 120 për qind i çmimit në kredi. Udhëtarët mund të zgjedhin midis opsioneve të mësipërme duke klikuar në linkun e tyre të postës elektronike dhe duke zgjedhur më lehtë opsionin më të mirë përmes platformës sonë të vetë-shërbimit”, kumtoi Vizer.

Nga kompania ajrore thotë se ata mund të informojnë vetëm udhëtarët që kanë bërë rezervimin e tyre përmes wizzair.com ose aplikacionit celular Wizzer. Udhëtarët që kanë rezervuar përmes agjencive të udhëtimit – përfshirë agjencitë e udhëtimit në online – duhet të kontaktojnë kompaninë përmes së cilës ata i kanë blerë biletat e tyre. s