Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Zhan Aselbborn, sot do të qëndrojë për vizitë në vend me ftesë të shefit të diplomacisë, Nikolla Dimitrov.
Siç kumtoi MPJ-ja, vizita po realizohet nën vazhdën e diskutimeve së muajit mars të Këshillit të Punëve të Përgjithshme të BE-së, me ç’rast fokusi i bisedimeve do të vendoset në pritjet dhe gjasat për sjelljen e vendimit për fillim të negociatave për pranim me BE-në.
“Aselborn do të njoftohet me rezultatet reformuese substanciale dhe të qëndrueshme në sferat kyçe, të identifikuara në konkluzionet nga muaji qershor i vitit 2018 të Këshillit të BE-së, siç u konfirmua edhe në raportin e fundit të posaçëm nga Bashkimi Evropian, në të cilat u konstatua se KE-ja qëndron pas rekomandimit të saj për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në kumtesë.
Në korniza të vizitës, është paraparë që ministri Aselborn të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.