Rasti i parë i konfirmuar me Kovid-19 në selinë e NATO-s

NATO-ja konfirmoi se një funksionar i kësaj organizate është infektuar nga Kovid-19 dhe po ndërmerren masa që të pengohet përhapja e virusit.

Marketing

Nga NATO-ja thonë se personi është infektuar në Itali derisa ishte në pushim.

“Ai javën e kaluar ishte ndjerë keq dhe ishte testuar për shkak të simptomave të ngjashme me temperaturë. Anëtari i personelit është në shtëpi në izolim”, informon pres-shërbimi i NATO-s.

Kolegët e tij ishin informuar menjëherë pasi kishte arritur rezultat pozitiv për Kovid-19 dhe të gjithë ata tani punojnë prej në shtëpi. Njëkohësisht ishte informuar edhe i gjithë personeli i NATO-s.

Që të garantohet siguria e personalit dhe vizitorëve në NATO, organizata vendos masa parandaluese sipas drejtimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo nënkupton suspendim kohor të disa udhëtimeve të personelit të NATO-s, të punësuarve iu rekomandohet që të punojnë prej në shtëpi nëse për këtë ka mundësi dhe përkohësisht janë suspenduar të gjitha vizitat e grupeve në selinë e NATO-s në Bruksel. Aleanca thotë se është në kontakt me autoritetet belge dhe se posedon masa solide dhe plane të cilat do të mundësojnë puna e organizatës të vazhdojë të funksionojë.