Lënda e Milloshoskit, në duart e Prokurorisë

Dy procedura parahetuese ka udhëhequr tashmë ish-PSP-ja për “bombat”, ku dëgjohet zëri i deputetit Antonio Milloshoski dhe i ish kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski. Nga Prokuroria për Krimin e Organizuar konfirmuan se me shpërbërjen e Speciales, tani parahetimet për deputetin e VMRO – DPMNE-së janë në duart e tyre.

Marketing

Prokuroria për kriminalitet të organizuar:

“Pas analizës së veprimit të deritanishëm të të njëjtave, do të merret vendim meritor i Prokurorisë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës”.

Por, nga Prokuroria nuk zbuluan se çfarë hapa janë ndërmarrë pasi procesi i parahetimit është sekret. Hollësi çfarë ka ngjarë në PSP shpalosi deputeti Antonio Milloshoski në Facebook.

Fatime Fetai më së miri e din që Zaevi gënjen se nuk i ka pasur, nuk i ka ditur, nuk i ka dorëzuar 5 nga 6 incizimet, që DSK në mënyrë ilegale i ka incizuar për mua në vitin 2011. Të njëjtat këto 6 incizime, prokurorja Fatime, me urdhër të personit Z.Z dhe Katicës, i ka punuar në shkurt të vitit 2018 dhe në PSP ka thirrur palë, dëshmitar (mashkull), me këtë cilin bashkë i kanë dëgjuar, përfshirë edhe incizimin e 6-të, ku Zaev tani ka vendosur që mos të publikohet sepse dëshmon që nuk ka vepër. Dëshmitari i thirrur dhe PSP kanë procesverbal të rregullt për këtë ngjarje dhe incizimet e përgjuara që tani i posedon PTH. Por, koha e Z.Z mbaron. Si erdhi, ashtu edhe do të shkojnë. Nëse pranon duel televiziv me mua, do ta hap si gonxhe. Por, edhe nëse nuk pranon, është njësoj #Tik #Tak”-pohoi Antonio Milloshoski, deputet.

Milloshoski edhe sot pohoi se në vitin 2011 në mënyrë të paligjshme e ka përgjuar DSK-ja, ndërsa pesë biseda për të janë publikuar nën drejtimin e Zoran Zaevit, i cili ende posedon “bomba” për të shantazhuar politikanë, biznesmenë, gazetarë. Të shtunën në YouTube u publikuan pesë biseda të përgjuara të cilat Milloshoski kërkon nga kreu i atëhershëm i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, të ndërhynte në një çështje që përfshin babai i deputetit. Para këtyre pesë bombave, Milloshoski publikoi dy materiale audio në lidhje me Zoran Zaevin përmes të cilave pretendonte se dëshmojnë se ka urdhëruar vendime gjyqësore por gjithashtu e ka ditur edhe për financimin e paligjshëm të 1TV të Boki 13.