Mos takimi me Kurtin, Thaçi: Kosova nuk ka kohë për të humbur me tekat e askujt

Pas takimeve të njëpasnjëshme me liderët e partive politike, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për mediat, ku këto takime i cilësoi të shkëlqyeshme dhe frytdhënëse për bashkëpunim në çështjet e rëndësishme shtetërore.

Marketing

Hashim Thaçi: ‘’Synimi im si president i vendit ka qenë që të diskutoj me liderët institucinalë dhe ata politikë, pozitë, opozitë, për momentin aktual politik që po kalojmë dhe hapat që do të ndërmarrim në të ardhmen e afërt. Kosova çdo herë ka kërkuar që në çdo tavolinë ku diskutohet për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të jenë SHBA, ndërsa tashmë kemi rol udhëheqës krah tyre. Në kuadër të transparencës, unë sot zhvillova takime me liderët institucinalë. Duke filluar me ish kryeministrin Isa Mustafa, liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe liderin e Nisma Fatmir Limaj. Kemi diskutuar për proceset aktuale në të cilën ndodhet Kosova dhe jemi dakordësuar për çështjet e përbashkëta.’’

Presidenti bëri të ditur se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka qenë i konfirmuar që nga e premtja.

Hashim Thaçi: “Për sot ka qenë e planifikuar dhe e konfirmuar të ndodhë edhe takimi me kryeministrin dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Edhe pse takimi ka qenë i konfirmuar që të premten në mesditë, për sot në orën 13:00, por për fat të keq 5 minuta para orës 13:00 është anuluar ky takim nga zyra e kryeministrit Kurti”.

Thaçi shpreu gatishmërinë për të takuar kryeministrin Kurti.

Hashim Thaçi: “Do ta takoj kur mendoj që është në interes të takohemi, por Kosova nuk ka kohë për të humbur që ti presë teket apo hujet askujt”.

Presidenti ka shtuar se kur kemi qenë të bashkuar gjithmonë kemi pasur suksese.