OKB dërgon ndihma humanitare në Siri

Kombet e Bashkuara (OKB) sot kanë dërguar 23 maunë me ndihma humanitare për krahinën veriperëndimore siriane të Idlibit.
Maunët kaluan nëpër portën kufitare Cilvegozu në provincën jugore Hatay të Turqisë.

Marketing

Ndihma do të shpërndahet në mesin e banorëve në zonat urbane të Idlibit veriperëndimor, si dhe në fshatrat përreth, të cilat kanë qenë subjekt i viteve të sulmeve shkatërruese nga regjimi i Asadit dhe aleatëve të tij, duke shkaktuar një valë prej rreth një milion refugjatë.

Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi shtypi protestat pro-demokracisë.

Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milion të tjerë janë shpërngulur, sipas zyrtarëve të OKB-së.