Me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, të gjitha ndeshjet e Seria A janë pezulluar deri në 4 prill.
Vendim është marrë nga Komitetit Olimpik Italian, i cili pritet të firmoset edhe nga qeveria.
Po ashtu ky komitet ka vendosur që të pezullojë të gjitha aktivitetet e tjera sportive.
Deri tani në Itali numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 463, ndërsa mbi 9 mijë janë të infektuar.