Këto janë kandidatët për deputetë të ASH-së nga dega e Tetovës

Kuvendi i degës së ASH-së, në Tetovë ka propozuar kandidatët për listën për deputetë në njësinë e 6 zgjedhore, ku zhvillohet gara kryesore mes partive politike shqiptare, përcjell INA. Kuvendi i kësaj dege ka propozuar emra të njohur të këtij subjekti që janë:

Marketing

1. Vullnet Ferati – nënkryetar i ASH-së,
2. Flakron Bexheti – zëdhënës ,
3. Arta Toçi – Kryetare e Asamblesë së Femrës,
4. Altrim Mahmuti -kryetar i degës së ASH-së Tetovës,
5. Adnan Neziri ish kandidat i ASH-së për Komunën e Tetovës,
6. Afije Jonuzi nga Asambleja femrës si dhe
7. Donika Bakiu e nominuar nga FRASH dega Tetovë
Pas kandidaturave nga të gjitha degët, Kuvendi Qendror i ASH-së nesër në Gostivar do të përzgjedh dhe votojë listat për deputetë. ASH garon në njësitë 1,2, 5 dhe 6. Kreu i kësaj partie, Ziadin Sela do të udhëheq listën në njësinë e 6 zgjedhore.