Koronavirusi mbyll shkollat në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka urdhëruar mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore për një periudhë 2 javore për shkak të koronavirusit.

Marketing

Një vendim të tillë Rama e bëri me dije gjatë mbledhjes emergjente të qeverisë mëngjesin e sotëm, në një kohë që në Shqipëri u konfimuan dy rastet e para me koronavirus. Sipas kryeministrit, ashtu sikurse është thënë nga ekspertët fëmijët nuk janë të kërcënuar nga koronavirusi, por për shkak të grumbullimit në shkolla ata mund të jenë mbartës dhe e transmetojnë tek të tjerët.