Pse gratë dhe fëmijët janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi

Sipas një studimi të kryer mbi 44 mijë njerëz nga autoritetet shëndetësore kineze, gratë kanë më pak gjasa të vdesin nga koronavirusi se burrat

Marketing

Studimi i cili analizoi ndikimin te njerëzit e prekur nga Covid-19, zbuloi se vdesin 2.8% e burrave të infektuar në krahasim me 1.7% të grave.

Kur vjen puna te vdekshmëria e sëmundjes, mosha luan një rol të rëndësishëm. Po ashtu edhe seksi. Të dhënat dëshmojnë se 0.2% e fëmijëve dhe adoleshentëve vdesin pre Covid-19 në krahasim me 15% të 80-vjeçarëve e lart.

Por pse?

Ekspertët besojnë se stilet e jetesës së grave mbajnë meritën. Gratë kanë më pak gjasa të marrin infeksione të kësaj natyre që besohet se vjen si pasojë e tendencës më të ulët për të pirë duhan.

Në Kinë, ku u mblodhën të dhënat, kjo hipotezë ka bazament të fortë pasi atje pinë duhan 52% e burrave në krahasim me 3% të grave.

Ekspertët përmendin edhe arsyet biologjike.

Paul Hunter, profesor në University of East Anglia tha për BBC:

“Gratë kanë sisteme imunitare krejt ndryshe nga burrat. Gratë kanë më shumë shanse të vuajnë nga sëmundjet autoimunitare dhe është vërtetuar se prodhojnë antitrupa më të mirë kundër gripit.”

Për sa i përket fëmijëve, besohet se prindërit i mbajnë të vegjlit larg të sëmurëve, aq më tepër në situata të tilla.