Gazetari ish-deputeti boshnjak i LSDM në listën e VMRO-së

Në pres-konferencën e mbrëmshme të Hristijan Mickoskit u treguan gjithë emrat e kandidatëve për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore.

Marketing

Në njësin e parë zgjedhore, në numrin 9-të gjendet Safet Bishevac, ish redaktor i televizionit A1.

Bishevac në të kaluarën ishte kritikues i madh i qeverisë së atëhershme të VMRO-DPMNE, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2011 ishte zgjedhur për deputet nga listat e LSDM-së.

Në këto lista, nuk gjenden emrat e Vladimir Gjorcev dhe Ilija Dimovski, të cilët ishin luftëtar të mëdhenj për VMRO-DPMNE.

Mickoski theksoi se 95% nga emrat e propozuar janë figura të reja.